Hidromorava

Ndihmohen banorët e fshatrave malore me pula vojse

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Banorët e fshatrave malore të Vitisë Debellde, Stubëll e Poshtme, Vërnez, Goden e Vërnakollë, janë përfitues të një projekti të Komunës së Vitisë për dhënien e pulave vojse, me qëllim të zhvillimit të kësaj veprimtarie në këto zona.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi tha se pas subvencioneve që janë bërë për bujqit dhe fermerët vitias, jemi angazhuar që të ndihmojmë zhvillimin e kësaj dege duke u ndarë këtyre fshatrave nga 20 pula vojse për familje.

Qëllimi i kësaj ndihme ka qenë ndihmesa e atyre fshatrave ku numri i banorëve ka rënë dukshëm si pasojë e migrimit në zona më të rrafshëta.

Hidromorava

Ademi bëri të ditur se në kuadër të këtij projekti, në këto familje janë ndarë 1100 pula vojse.

Ndërkaq Zymri Ilazi, kryetari i fshatit Debelldeh e mirëpriti subvencionin e sotëm duke potencuar se çdo lloj ndihme, në çfarë do forme çoftë ajo, në Debelldeh është i mirëseardhur. “Banorët e këtushëm jetojnë me kushte të vështira dhe falënderojmë Komunën e Vitisë, kryetarin e komunës por edhe Drejtorinë përkatëse për ndihmën e ofruar e cila është e mirëseardhur dhe njëherit kërkoj nga organet komunale që të vazhdojnë me ndihma konkrete për këtë fshat” u shpreh Ilazi.

Përndryshe Komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka bërë edhe shpërndarjen e folive të najlonit dhe makinave për mjeljen e lopëve si dhe donacioneve të tjera për zhvillimin e bujqësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.