KKGJILAN

Ndihmohen 40 familje në nevojë

/ 1 minutë lexim

Viti – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyrën për Mërgimtar dhe Këshillat të Fshatrave dje dhe sot kanë shpërndarë ndihma për 40 familje vitiase në nevojë.

Donacionet në veshmbathje janë siguruar nga “Caritas Kosova”, kurse pakot ushqimore nga shoqata “Vitia”- Gjenevë.

Uji Dea

Ndërkaq donatori, Sokol Shaqiri ka shpërndarë 1000 kg miell për familjet skamnore në këtë komunë. Këtij aksioni ju është bashkangjitur edhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i cili ndër tjerash falënderoj të gjithë bamirësit që po mendojnë për ato familje të cilat kanë nevojë për ndihmë./rajonipress/