Ndihmës-trajneri i Kosovës zbulon objektivin e madh kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje eliminatore në “Euro 2020” këtë muaj.
Të premten, Kosova luan ndaj Malit të Zi, e më pas të hënën me Bullgarinë, raporton Zëri.info.
Ndërsa, ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se Përfaqësuesja luan për fitore në këto dy ndeshje.
“Për këto dy ndeshje, ne luajmë për fitore”, tha Sahiti në “Dueli Sportiv”, përcjell Zëri.info.
“Në futboll nuk i dihet, por ne shkojmë për fitore”, shtoi Sahiti./Zëri.info


