United Hospital

Ndihma e papritur nga bashkatdhetari: Paratë që shpëtuan shqiptarin nga burgu

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Ai i mundësoi lirinë personit tashmë të paraburgosur, dhe të hutuar”, përshkruan kështu policia rastin që kishte ndodhur në natën para Krishtlindjes

Një “dhuratë krishtlindjeje” fare të papritur e ka marrë një shqiptar, një natë para Krishtlindjes në Lindau, Gjermani. Në fakt, shtetasi shqiptar i moshës 41-vjeçare kishte një dënim për të shlyer për një delikt që kishte bërë më parë në Gjermani, shkruan dpa.de.

Siç ka bërë të ditur policia të mërkurën (sot), policët që ndjekin kontrabandën e kishin ndaluar në Lindau një autobus udhëtarësh nga Shqipëria.

Me rastin e kontrollimit, ata kishin konstatuar se ndaj shqiptarit 41-vjeçar kishte një urdhër ekzekutimi të një dënimi për shkelje të ligjit për të huajt, transmeton albinfo.ch. 30 ditë burgim sa i ishin shqiptuar, personi i dënuar mund t`i shmangte vetëm duke paguar 375 euro në vendin e ngjarjes. Ai nuk kishte kaq të holla me vete dhe as në ndonjë bankë, që të mund t`i merrte me kartelë.

Uji Dea

Dhe, në momentin e dëshpërimit del një person, i cili kishte qenë në autobusin e njëjtë dhe tregohet i gatshëm të paguajë për bashkatdhetarin.

“Ai i mundësoi lirinë personit tashmë të paraburgosur, dhe të hutuar”, përshkruan kështu policia rastin që kishte ndodhur në natën para Krishtlindjes.

Megjithëkëtë, pagesa nuk doli proces kaq i thjeshtë. Personi vullnetmirë nuk i kishte të hollat me vete, por në bankë. Për këtë arsye, policia kufitare e çoi atë me makinë deri te një bankomat i afërm, ku ai tërhoqi paratë e nevojshme për ta çliruar bashkatdhetarin nga gjendja e pakëndshme, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas kësaj, autobusi mundi të vazhdonte rrugën me të gjithë udhëtarët.

https://www.albinfo.ch/ndihma-e-papritur-nga-bashkatdhetari-parate-qe-shpetuan-shqiptarin-nga-burgu/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.