ARKATANA

Ndiheni të fryrë në mëngjes? Këto janë pesë ushqimet që duhet të hani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjëja e fundit për të cilën dëshironi të shqetësoheni para një dite të ngarkuar është barku i fryrë ose dhimbja e stomakut. Fryrja e barkut mund të lidhet me një numër faktorësh, prandaj është ide e mirë të gjendet shkaku kryesor i problemit.

Mënyra se si ushqehemi, ndonjëherë mund të shkaktojë shqetësime dhe ënjtje në stomak. Sugjerohet më poshtë disa ushqime të rekomanduara nga dietologët, për të filluar ditën tuaj me lehtësi.

Uji i arrës së kokosit

Kokosi është i mbushur me kalium dhe pirja e ujit të kokosit mund të ndihmojë në largimin e fryrjes së barkut. Ju gjithashtu mund të provoni të përgatisni një pije të shijshme me ujë kokosi, banane, ananas dhe disa zarzavate për të larguar fryrjen e barkut.

Bananet

Kaliumi në banane mund të ndihmojë në rregullimin e natriumit të tepërt në trupin tuaj dhe të largojnë ndjesinë e fryrjes. Dhe nëse jeni kaps, fibra e tretshme në banane mund t’ju ndihmojnë me jashtëqitjen. Këshillë: Zgjidhni një banane pak më të gjelbërt, sepse përmbajnë më shumë fibra të tretshme dhe prebiotikë miqësorë për zorrët.

FIDANISHTJA

Uji

Nëse trupi juaj mban ujë nga vakti i kripur i një natë më parë, uji mund të ndihmojë në largimin e lëngjeve të tepërta. Uji mund të ndihmojë gjithashtu nëse fryrja juaj shkaktohet nga kapsllëku. Fibrat e tretshme thithin ujin, i cili tenton të zbusë jashtëqitjen dhe e bën më të lehtë procesin. Pra, nëse po konsumoni shumë fibra, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë.

Ananasi

Natriumi i tepërt mund të jetë një nga shkaktarët se pse ju ndiheni të fryrë. Në këtë rast, dietologët rekomandojnë të shtoni në mëngjesin tuaj një ushqim me sasi të larët kaliumi, si ananasi. Kaliumi është antidot i natriumit në trupin tuaj dhe do të ndihmojë në largimin e ujit duke larguar kështu edhe fryrjen. Enzima e quajtur bromelainë në ananas, mund të ndihmojë gjithashtu sistemin tretës të funksionojë më mirë dhe të largojë fryrjen e barkut.

Tërshëra

Tërshëra është një drith i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë. Nëse kapsllëku është shkaku i drejtpërdrejtë i fryrjes së barkut, atëherë fibrat e patretshme që gjenden në tërshërë ju vijnë në ndihmë. Fibrat e patretshme tek tërshëra pastrojnë të gjithë sistemin tretës dhe vënë në lëvizje zorrët. Lëvizshmëria e rregullt e zorrëve ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi duke larguar kështu edhe fryrjen e barkut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.