ARKATANA

Ndezja e Flakadanëve shënon hapjen e Manifestimit “Flaka e Janarit 2020”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me ndezjen e flakadanëve në ballkonin e Teatrit të Qytetit, te shtatoret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe te Varrezat e Dëshmorëve, në Gjilan zyrtarisht ka nisur Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”, që është i 29-ti me radhë, nëpërmjet të cilit me vlera të mirëfillta kulturore nderohet jeta dhe vepra e të rënëve për liri.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi, ka theksuar se me këtë manifestim nderohen të gjithë ata që dhanë kontribut për liri, nga epoka e lavdishme e Skënderbeut e deri te periudha më e re e Kosovës.

“Ky vit do të jetë më i veçantë. Edhe kësaj radhe “Flaka e Janarit” do të vijë me aktivitete të ndryshme kulturore, duke u mbështetur në katër shtyllat e saj letërsi, muzikë, art pamor dhe art dramatik. Ju ftoj që të përcillni aktivitetet që zgjasin deri më 31 janar”, tha Kurteshi Emini.

Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, ka thënë se për të është nder që sot ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit”. Ajo tha se të gjitha shtyllat e flakës do të bëhen për nder të heronjve dhe të rënëve për liri dhe ka uruar që ku muaj gjithmonë të sjellë vlera të mirëfillta kulturore dhe të shtohen aktivitetet gjithnjë e më tepër.

Hidromorava

Në emër të familjes Mala dhe Berisha, ka folur përfaqësuesi i këtyre familjeve, Bajram Berisha, i cili pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka kërkuar që asnjëherë të mos harrohet gjaku i të rënëve për liri.

Më pas është bërë ndezja zyrtare e Flakadanit të “Flaka e Janarit”, të cilën e kanë bërë Shpresa Kurteshi, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport, Fitore Mala dhe pjesëtarë të familjes Berisha.

Ndezja e Flakadanit është bërë edhe para shtatores së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në qendër të qytetit, kurse karvani më pas është ngjitur në Kodrën e Dëshmorëve, te Varrezat e Dëshmorëve, ku edhe atje Flakadani do të mbetet i ndezur deri më 31 janar, kohë kur përmbyllet Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2020”.

Aktiviteti i radhës në “Flakën e Janarit 2020” do të jetë “Akademia e Flakës” më 17 janar në ora 16:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan e më pas, në ora 17 e 30, në Galerinë e Arteve, do të hapet Ekspozita Kolektive dhe do të jepen çmimet në kuadër të “Penelit të Flakës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.