“Ndezët” Kuvendi, akuzohet Valentina e Luta

Gjilan – Bujar Nevzati ka qenë kritik ndaj Valentina Bunjakut derisa e ka pyetur Lutfi Hazirin se ku jeton ai dhe familja e tij. Por Lutfi Haziri ka thënë se mos u sill kah familja ime dhe kah fëmijët e mi se ajo është e shenjtë. Është mirë të përmbahemi në politikë e të mos hyjmë aty ku nuk bënë se familja është e shenjtë ka përsëritur Haziri.
Seanca e KK ka nisur me tensione e akuza të ndryshme në raportin opozitë-pozitë. Për dallim prej herave të tjera sot ishte i pranishëm edhe Lutfi Haziri gjë që ndikojë tek Bujar Nevzati për t`i bërë pyetje atij se ku jeton ai dhe familja e tij.
Nevzati fillimisht ka dhënë kritika për mungesat e Hazirit, por e ka përshëndetur praninë e tij në seancë duke shpresuar se do të qëndrojë deri në fund të seancës sepse prania e tij është edhe obligim.
Nevzati pastaj ka “shpërthyer” duke bërë pyetje në adresë të kryetarit të komunës se ku banon ai, ku i ka fëmijët në shkollë etj.
Haziri ndërkaq këto pyetje dhe këtë komunikim e ka quajtur me tepër si stil të “hetuesve policor”.
Megjithatë, Nevzati ka këmbëngulur dhe ka dalur në foltore sërish. “Nëse del dikush e thotë se kryetari jeton në Gjilan dhe fëmijët i mësojnë këtu, se ai pra e ka gabim, do të kërkojë falje e do të jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit”.
Ishte i menjëhershëm reagimi i Hazirit. “Mos u sill ka familja ime kah fëmijët e mi se ajo është e shenjtë. Është mirë të përmbahemi në politikë e të mos hyjmë aty ku nuk bënë se familja është e shenjtë” tha Haziri.
Ndryshe, Haziri ka thënë se ai jeton në Gjilan, është 24 orë këtu, përveç kur zyrtarisht shkon në Prishtinë. Madje ai nuk ka përtuar të jap adresën dhe numrin e saktë të shtëpisë ku jeton ndërsa për fëmijët tha se i ka në shkollë publike dhe se nuk është ushtarak kah të lëviz ti marrë me fëmijët, aq më parë kur është një gjysmëvjetor.
Bujar Nevzati gjithashtu ka pasur punë edhe me kryesuesen e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku –Rexhepin, për të cilën tha se po e respekton ligjin duke rikujtuar se nuk ka respektuar as afatin ligjor të thirrjes së kësaj seancë. “Edhe rendin e ditës po e ndryshojnë qysh po dojnë ndonëse në Komitetin për Politik dhe Financa ka qenë tjetër dakordim për pikat e rendit të ditës. Madje po i largojnë edhe ato pika për të cilin vet kanë insistuar”, tha Nevzati./rajonipress/