FIDANISHTJA

Ndëshkuesit e matrapazëve!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arbana Xharra – Janë rritur në kohë ndryshe, dhe dinë të dallojnë mendësinë demokratike prej asaj totalitare, nuk e kanë ndjesinë e frikës së regjimit, nuk “çajnë kokën” se kush je apo kush ke qenë. Zor se mbajnë mend luftën apo kohën para saj. Ndryshe është të dëgjosh e të mësosh për të, e ndryshe ta përjetosh në palcë frikën.

Ata nuk do t’ua kenë tuten komandantëve të pasluftës, e as atyre që sillen vërdallë me kompleksin e të qenit i rëndësishëm, me veturë luksoze të blerë me paratë e ndonjë tenderi nga qeveria. Ata do të kërkojnë mirëqenie sepse e shohin zhvillimin ndryshe, janë pjesë e globalizimit. Mund t’i varfërosh, por kurrë jo t’i izolosh, sepse ata nuk do të dinë të nënshtrohen.

Janë këta fëmijët e rritur tash 14 vjet pasluftës, shumë shpejt votues potencialë të cilët nuk i trembin matrapazët milionerë të pasuruar me paratë publike, sepse do t’i shohin me sy tjetër, si injorantë të ngritur në tranzicion. Ata do të jenë ndryshe, nuk do ta njohin frikën e shantazhit, e as të kërcënim. Kjo gjeneratë është mentaliteti tjetër, është frymë e re e cila aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane. Këta nuk do t’u binden kapadainjve, sepse atyre mjafton të mos ua kesh frikën.

Këta janë gjenerata që do ta ndëshkojnë elitën zhvatëse të shtetit, në kërkim të konceptit ndryshe të shtetit zhvillimor.

Do të vijë koha kur politika nuk mund të premtojë më në fushatë: asfalt e as kanalizim, apo parqe me lule. Sepse këta votues nuk do ta njohin inercionin e partisë e as të individit që garon, ata do të kërkojnë diçka tjetër: rrugë alternative të modelit qeverisës dhe zhvillim të integruar drejt Evropës.

Fundamenti

Nuk do t’u mjaftojë as retorika e dëgjuar me vite: se do t’ju rriten pagat… Sepse ata do të lexojnë statistikat ndryshe. Nuk je i varfër vetëm nëse je i papunë, të ardhurat mujore prej 200-300 euro të kategorizon me klasën e varfër që jeton afër mjerim. Ata do të kërkojnë mundësi të barabartë me të rinjtë e Evropës, nuk do të tolerojnë trajtim çnjerëzor…

Do të denoncojnë të keqen sepse Evropa demokratike do t’ua kërkojë dënimin e krimit. E këta fëmijë do të duan të rriten në frymën perëndimore, ku askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Kanë pasur fatin e keq të rriten në shtetin e shkatërruar nga persona të përfshirë në korrupsion, e të cilët edhe pse kanë problem me ligjin vazhdojnë të mbesin në pushtet. Faktet nuk do t’u duhen për t’u tronditur, sepse ato janë bërë përditshmëri. Këta fëmijë nuk do t’i idealizojnë figurat që janë vetëshpallur si “shpëtimtarë të Kosovës”. Sepse skamja rrëqethëse në sytë e shumicës në këtë vend do të jetë pasqyrë e “shtetndërtimit” të tyre.

E po këta votues të ardhshëm do të jenë shpresë për të ndëshkuar ata që miratuan çdo keqpërdorim. Sepse këta janë fëmijët e atyre që çdo ditë e më tepër po u shkatërrohet besimi që mund ta kenë në shtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.