Ndëshkohen deputetët dembelë

Nuk u ka mbetur edhe shumë kohë para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend.
Kjo ka bërë që disa subjekte politike në vend të mendojnë edhe për listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet nacionale.
Listat pritet të formulohen me kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve, që do të mund të sjellë të mira edhe për partinë , por edhe për një rezultat pozitiv në zgjedhje.
Burimet e gazetës brenda PDK-së thonë se listat e ardhshme e kandidatëve për deputet do të pësojë ndryshime nga emrat, që janë futur në zgjedhjet e deritanishme.
“Do të ketë emra të rinj në listat për deputetë në zgjedhjet parlamentare dhe Grupi Parlamentar i PDK-së do të përbëhet edhe me emra të rinj, kjo për shkak të pasivitetit që është treguar nga disa deputet të deritanishëm”, ka thënë burim i besueshëm për gazetën.
Ndërkaq edhe në LDK thonë se do të ketë rifreskim dhe përpilim të listës dhe përbërja e grupit të ardhshëm të kësaj partie do të ketë ndryshime. /Kosova Sot/