FITORJA

Ndëshkimi i rrjetit të aferës “Pronto” e bën hero Lumezin

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Afera ‘Pronto’ do të duhej ta inkurajonte Prokurorinë e shtetit për një hetim rigoroz, i cili do të ishte në përputhje me ligjet e drejtësisë në Kosovë, e përveç dënimit të bosëve të krimit, do të duhej t’u konfiskohej edhe pasuria, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nëse këtë nuk e bën, ne nuk duhet të presim shumë, sepse shihet deri në cilën shkallë janë zënë në flagrancë edhe prokurorët dhe drejtësia në Kosovë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani,raporton Gazeta Kosova Sot

Salihaj: Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, Prokuroria e Shtetit ka pasur veprim zero ndaj krimit.

“Afera ‘Pronto’ do të duhej ta inkurajonte Prokurorinë e shtetit për një hetim rigoroz, i cili do të ishte në përputhje me ligjet e drejtësisë në Kosovë, e përveç dënimit të bosëve të krimit, do të duhej t’u konfiskohej edhe pasuria, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nëse këtë nuk e bën, ne nuk duhet të presim shumë, sepse shihet deri në cilën shkallë janë zënë në flagrancë edhe prokurorët dhe drejtësia në Kosovë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani,raporton Gazeta Kosova Sot

Mobi Casa

Shefqet Dibrani Veprimi i paradyditësh i Prokurorisë së shtetit që urdhëroi nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, tregon se si duket prokuroria më në fund do t’i lëvizë ‘gurët’ nga vendi. Por, për të realizuar këtë qëllim, analistët dhe njohësit e kësaj fushe kanë apeluar që ta mbështesë e gjithë shoqëria Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe institucionet në drejtim të luftimit të krimit e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, ngase, sipas tyre, Lumezi e ka rastin historik për t’u bërë hero i Kosovës në fushën e drejtë- sisë, nëse e ka guximin për t’i çuar prapa grilave njerëzit e politikës, të parapolitikës dhe të oligarkisë kriminale. Nëse prokuroria do ta merrte seriozisht, do ta shthurte e stoponte fillin e së keqes në Kosovë, dhe do t’u jepte fund aferave ‘Pronto’. Hetimet rigoroze, sipas tyre, do të ishin një shtytje e shpresë e madhe për ndërprerjen e hovit të së keqes, që është përhapur me të madhe, sidomos në tri qeverisjet e fundit dhe si rrjedhojë edhe do ta kthente shpresën për kthimin e besimit se në këtë vend do të ketë sundim të rendit e ligjit. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se roli i Prokurorisë së shtetit do të ishte i madh për kthimin e besimit dhe shpresës tek qytetarët e vendit, por, sipas tij, kjo nuk do të ndodhë përderisa Prokuroria dhe gjyqësisë janë të kapura.

Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani, mendon se sikurse Prokuroria e shtetit të kishte vepruar që nga fillimi në mënyrë të pavarur dhe profesionale, nuk do të kishte ardhur fare tek afera ‘Pronto’, e as nuk do të ishin involvuar në politikë aktorët e skandaleve, “Vjedhje në kohë lufte”, por nuk do të kishte ndodhur as skandali me librin shkollor, e as me dhjetëra afera të tjera të folura dhe të përfolura. “Për fat të keq, Prokuroria e shtetit mbetet peng e pushtetarëve të korruptuar, andaj as ajo nuk mund të veprojë pa lejen e oligarkëve politikë, por sidoqoftë më mirë vonë se kurrë. Afera ‘Pronto’ do të duhej ta inkurajojë Prokurorinë e shtetit për një hetim rigoroz, i cili do të ishte në përputhje me ligjet e drejtësisë në Kosovë, e përveç dënimit të bosëve të krimit, do të duhej t’u konfiskohej edhe pasuria ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nëse këtë nuk e bën, ne nuk duhet të presim shumë, sepse shihet deri në cilën shkallë janë zënë në flagrancë edhe prokurorët dhe drejtësia në Kosovë”. Së këndejmi, Dibrani thotë se vetëm një veprim serioz do të ishte një inkurajim dhe mbase edhe shpresë se në këtë vend po nis e mbara, gjersa do t’ua ndalte hovin edhe skandaleve të tilla dhe do ta ndërpriste të keqen e madhe në Kosovë. “Por, po shpresoj se afera ‘Pronto’ do t’i prekë edhe qeverisjet paraprake dhe do të merret edhe me funksionarët politikë, të cilët janë bartësit kryesorë sikurse edhe në kreun e parlamentit, në të cilin punën e nënkryetarëve e kanë marrë me tapi dy- tre veta, të cilët që nga viti 2000 nuk ka askush që i zëvendëson, e për të cilët flitet se janë shokë dhe flitet se kanë përgjegjësi edhe për krimin masiv në Kosovë. Andaj, vetëm Prokuroria e shtetit me veprime konform ligjit ndaj të gjithëve, do të kthente besimin se në këtë vend do të ketë sundim të rendit dhe të ligjit, dhe se të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë përpara drejtësisë”.

Më tej, ai ka nënvizuar se Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, duhet inkurajuar dhe mbështetur e tërë shoqëria dhe institucionet në drejtim të luftimit të krimit e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, ngase, siç tha, Lumezi e ka rastin historik për t’u bërë hero i Kosovës në fushën e drejtë- sisë, nëse e ka guximin për t’i çuar prapa grilave njerëzit e politikës, të parapolitikës dhe të oligarkisë kriminale, e cila është duke e ngulfatur të tashmen dhe duke e shkatërruar të ardhmen e këtij vendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.