UBT

Ndëshkim për hajnat e testeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) sot (e hënë) do të deklarohet rreth rastit dhe masave konkrete që do të merren për ata persona që kanë keqpërdorur testet e Maturës.

Azem Guri, kryetar i KQSHM-së, ka thënë për “Zërin” se Divizioni për Vlerësim dhe Standarde është duke punuar për të verifikuar nëse ky test që ka qarkulluar në rrjetet sociale është test i hartuar për Provimin e Maturës 2015.

FIDANISHTJA

Guri ka thënë se shpërndarja e këtyre testeve është grup dhe veprim i izoluar, ndërsa ka theksuar se si proces provimi i maturës ka shkuar mirë, duke u administruar sipas agjendës dhe planit të Ministrisë. Guri ka mohuar të diskutohet për anulim të këtij testi në nivel vendi.

“Absolutisht nuk ka bazë të anulohet testi në nivel vendi. Janë grupe të izoluara dhe do të anulohet nëse ka nevojë në atë komunë, shkollë apo paralele ku është bërë kopjimi”, ka thënë ai. Guri ka bërë të ditur se Divizioni për Vlerësim dhe Standarde do të dalë nesër (hënë) me raport rreth këtij rasti. “Sipas raportit dhe të dhënave që na ofrohen do të merren edhe masa”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.