HW

Ndeshja me Izraelin, Memushaj: Opsioni i vetëm është fitorja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen me Izraelin, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018.

Për mesfushorin Ledian Memushaj, skuadra duhet të fitojë formën e saj më të mirë për këtë ndeshje, e opsion i vetëm nëse duhet shpëtuar ky sezon është fitorja.

“Nuk isha vetëm unë i mërzitur nga humbja me Luksemburgun. Por tani duhet ta heqim atë ndeshje nga mendja dhe të fokusohemi te sfida me Izraelin. Duhet të rikuperojmë forcën fizike dhe atë psikologjike, sepse janë ndeshjet e fundit. Nëse do të fitojmë ndaj Izraelit nuk do të flitet më për krizë. Ta tregojmë në fushë se jemi më të mirë sesa kundërshtarët”, tha Ledian Memushaj, futbollist i Kombëtares, transmeton tch.

Fundamenti

Ndërkohë, Berat Gjimshiti theksoi se në këtë përballje me Izraelin, Kombëtarja duhet të luajë me besim për t’u rikthyer në pozitat e mëparshme në grup.

“Ndaj Izraelit duhet të luajmë me shumë besim. Na duhet që të fitojmë për t’u ngjitur sërish në vendin e tretë. Izraeli nuk është ekip më i mirë sesa ne. Më vjen mirë që më jepet një mundësi e dytë. Nuk e mendoj atë çfarë ndodhi në sfidën e parë, por për atë që do të bëjmë këtë radhë”, tha Berat Gjimshiti, futbollist i Kombëtares.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.