ARKATANA

Ndeshja e të çregjistruarve i takon Besës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dy skuadrat të cilat i kanë thënë lamtumirë Superligës së Kosovës në futboll, në stadiumin e qytetit në Gjilan kanë zhvilluar ndeshjen e parafundit të javës së 32-të, e cila i ka takuar skuadrës nga Peja, Besës me rezultat 4-1.

Nëpër mot me shi para 10 shikuesve, futbollistët e Besës kanë shënuar fitore të vonuar por të merituar.

Fillimi ju ka takuar futbollistëve të Vllaznisë, por nuk arritën të tundin portën e portierit Haxhijaj.

Golin e epërsisë, mysafirët e arritën në minutën e 42-të, nëpërmjet Adis Salihut.

Nëpër mot me shi të pandërprerë, Salihu edhe njëherë gjen rrjetën e Ibrahimit në minutën e 54-të.

Mobi Casa

Në minutën e 68 Fitim Kasapi arrin ta ngris epërsinë në 3-0.

Futbollistët e Vllaznisë në minutën e 74-të, arrinë që nëpërmjet Orhan Miftarit të zbusin epërsinë në 3-1.

Golin e fundit në këtë përballje futbollistët e Besës e shënojnë në minutën e 82-të, kësaj radhe golashënues ishte Fatlum Gashi.

Në javën e fundit futbollistët e Vllaznisë janë mysafirë të Trepcës’89 në Mitrovicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.