KKVITI

Ndërtohet ura që lidhë fermerët e pesë fshatrave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në Sadovnë të Jerlive fillojnë punimet në ndërtimin e një ure që do të ja lehtësoj qasjen fermerëve të 5 fshatrave në parcelat e bujqësore.

Në fshatin Sadovinë të Jerlive kanë filluar sot punimet në ndërtimin e një ure që do të ju mundësoj qasjen më të lehtë të fermerëve në tokat bujqësore.

Mobi Casa

Në vendin ku po ndërtohet kjo urë pjesa më e madhe e parcelave të tokës janë pronë të banorëve të fshatrave Sadonivë të Jerlive, Sadovinë të Çerkezve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Gërmovë.

Përndryshe ndërtimi i kësaj ure po bëhet falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, konkretisht të Grupit Lokal të Veprimit-Vitia me Helvetas Sëiss Intercooperation, projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe MBPZHR-në. Me rastin e fillimit të punimeve të pranishëm ishin përfaqësues të Grupit Lokal të Veprimit-Vitia, përfaqësues të Komunës së Vitisë por edhe banorë të disa fshatrave./rajonipress/