Eko Higjiena

Ndërtimet pa leje kancer për Gjilanin. Këndë e bënë përgjegjës Riad Rashiti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Riad Rashiti këshilltar nga PDK-ja ka këmbëngulur në seancën e fundit që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme rreth ndërtimeve pa leje. Rashiti tha se është turp që Rexhep Kadriu mbanë pozitën e nënkryetarit të komunës derisa nuk ka guxim të ballafaqohet me tërë këtë katrahurë që po ndodhë në ndërtimet e egra në Gjilan.

Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja vazhdon të jetë ndër më aktivët duke kërkuar llogari e sqarime për shumë çështje nga kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku.

RCCOLA

Edhe në seancën e fundit Riad Rashiti u tregua shumë aktiv duke kërkuar një pikë të veçantë ose seancë të jashtëzakonshme rreth gjendjes së rëndë në sektorin e ndërtimeve pa leje.

Rashiti thotë se ndërtimet pa leje janë kancer për Gjilanin dhe tashmë Gjilani ka hyrë në listën e qyteteve që po shkatërrohet nga dora e njeriut dhe nga dora e vet institucioneve. Dhe për tërë këtë gjendje shkatërruese Rashiti përgjegjës e bënë edhe Rexhep Kadriun nënkryetar i komunës. “Është turp që Rexhep Kadriu mbanë pozitën e nënkryetarit të komunës derisa nuk ka guxim të ballafaqohet me tërë këtë katrahurë që po ndodhë në ndërtimet e egra në Gjilan” tha Rashiti./rajonipress/