Mobi Casa

Ndërtimet pa leje bartin rreziqe te mëdha për investitorin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Trendi i ndërtimeve pa leje në komunën e Gjilanit, nuk është ai siç ka qenë më parë,por megjithatë, akoma po përballemi me këtë dukuri ka thënë Ismet Hajdini.

Ndonëse kemi arritur të ndalim atë shkallë të lartë të ndërtimeve të egra, aty këtu inspeksioni i ndërtimit po hasë në aktivitet të paligjshme të ndërtimit thotë kryeinspektori Ismet Hajdini. Sipas tij gjatë inspektimeve që inspeksioni komunal i bënë zonave të ndërtimit të egër të mundshëm, paraprakisht u tërhiqet vërejtja për ndaljen e ndërtimeve të egra,duke e udhëzuar investitorin që të pajiset me leje urbanistike dhe ndërtimore në Drejtorinë Komunale të Urbanizmit.

Dhe kur investitori, përkundër paralajmërimit, nuk ndërmerr asgjë për t’u pajisur me leje ndërtimi, atëherë inspeksioni detyrohet në bazë të ligjit të ndalë punimet në objekte, pavarësisht statusit të tyre,duke i dhënë mundësinë investitorit që ai përsëri të kërkoj zgjidhje për të ndërtuar në bazë të ligjit mbi ndërtimin (individual apo kolektiv).

Hajdini tha se edhe nëse pas kësaj, investitori vazhdon me punime, pa i përfillur vërejtjet paraprake, atëherë inspeksioni i ndërtimit me mekanizmin e tij për ekzekutim,ndërmerr masën e rrënimit të objektit, që mandej pasojnë edhe ndëshkime tjera; dënimi i drejtpërdrejt në terren, me gjobë deri në 150 €, sipas ligjit të ndërtimit, konfiskimi i mjeteve të punës dhe mekanizimit punues, procedimi në gjykatën për kundërvajtje. Të gjitha shpenzimet e procedurës së rrënimit bien mbi barrën e investitorit të pandërgjegjshëm.

Hidromorava

Kryeinspektori Hajdini, tha se këto probleme janë evidente vetëm te ndërtimet individuale,në pronë të uzurpuar publike po edhe private, pavarësisht, aty ku cenohet ligji i ndërtimeve dhe plani urbanistik rregullues.

Një aksion të tillë për lirimin e pronës komunale, Drejtoria komunale e Inspeksionit, e ka marrë këto ditë, me ç’rast, në asistencë edhe të Policisë së Kosovës, duke u mbështetur në të gjitha procedurat paraprake, të rregullta dhe ligjore ka realizuar në plotëni rrënimin e tri objekteve për banim individual,të ndërtuara në pronën Komunale, në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” në Gjilan.

“Edhe pse investitori ishte paralajmëruar me kohe se ndërtimi ne fjalë ishte tërësisht i paligjshëm, sepse ngastra kadastrale në të cilin ai ndërtonte ishte në pronësi të Kuvendit të Komunës, fakte këto të vërtetuara përmes fletës poseduese në Drejtorin e Kadastrit, investitori e neglizhon rastin dhe nuk e përfill urdhrin e inspektorit për ndërprerjen e punimeve dhe kthimin e terrenit në gjendje të mëparshme, me çka me vetëdije të plotë, ka vënë ne rrezik të drejtpërdrejtë investimet e tij”, tha Hajdini.

Hajdini ka apeluar tek të gjithë investitorët e banimit individual apo kolektiv, që t`i përfillin procedurat ligjore të ndërtimit dhe mos t`i vejnë në rrezik investimet e tyre kapitale,sepse gatishmëria dhe efikasiteti i organeve për të vepruar është në nivelin e duhur, prandaj pa mëdyshje Drejtoria e inspeksionit do të jetë e pa kompromis në ketë drejtim,me qëllim të respektimit të ligjshmërisë./rajonipress/