Ndërtimet e larta Luta i sheh si zhvillim pozitiv për Gjilanin
Gjilan – Në një konferencë pers shtyp të premten Lutfi Haziri ka folur për dy fazat e projekteve që pritet të realizohen në infrastrukturë në Gjilan. Investimet në rrugë, kanalizime, ujësjellës e investime tjera në rrugë janë prioritet për të. Haziri tha se Gjilani nuk është në vijat e alarmit tek ndërtimet e larta, përkundrazi ky është një zhvillim pozitiv për qytetin e Gjilanit është arsyetuar Haziri.
Lutfi Haziri ndihej i relaksuar pas akuzave të shumta që kanë bërë partitë opozitare rreth degradimit kriminal që po ndodhë në fabrikën e bukës “Kualiteti”.
Haziri për dallim nga opozita ndërtimet e larta i sheh si zhvillim pozitiv për qytetin e Gjilanit, pasiqë nga këto ndërtime zhvillohet ekonomia dhe rritet numri i të punësuarve. “Gjilani nuk është në vijat e alarmit sepse ndërtimet e larta janë në kontrollë dhe gjithçka që është bërë është bërë nën vëzhgimin tonë. Të gjitha ndërtimet e larta janë me leje përkatëse.”.
Por Haziri tha se “Kualitetit” i është ndërprerë puna rreth rrënimit sepse nuk ka leje dhe i ka borxh Komunës së Gjilanit. “Derisa të kryhen procedurat dhe derisa të pajiset me leje për rrënim aty nuk do të punohet”.
Megjithatë Haziri tha se Gjilani do të ndërtohet e zhvillohet dhe se askush s`ka të drejtë ta pengojë. Ndërkaq i pyetur nga gazetarët rreth Valon Shefkiut i cili ka një aktakuzë të ngritur dhe po hetohet dhe rreth ndërtimeve të larta tha se ende nuk ka marrë një përgjigje me shkrim nga MAPL.
Në pjesën e dytë Haziri ka folur për dy fazat e investimeve. Faza e parë janar – qershor 2016 e cila përfshinë investime në rrugë, kanalizime e ujësjellës.
Sipas Hazirit tashmë kanë filluar punimet në rrugën Gjilan – Bujanoc dhe pritet të zyrtarizohet rruga Gjilan – Kllokot – Ferizaj.
Haziri tha se janë 17 projekte ende të parealizuara e të cilat disa prej tyre janë edhe nën hetime nga qeverisja e kaluar.
Haziri ka përmendur si pjesë të investimeve edhe lumin Mirusha, Stanishorka si dhe eliminimin e ujërave të zeza.
Kurse në fazën e dytë sipas Hazirit që përfshinë muajt gusht e tutje pritet të investohen rrugët në Gadishë, Përlepnicë, Bresalc, Pograxhë, Vërbicë, Kosaq, Capar, Malishevë, Velekincë. Shumica e këtyre rrugëve janë të zotuara, derisa Haziri nuk ka folur për asnjë investim të mundshëm në brezin kufitar Kokaj, Stublinë, Llovcë e Bilinicë ./rajonipress/


