Hidromorava

Ndërron jetë vozitësi gjilanas që u aksidentua më 11 gusht

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Më 11 gushtë 2018, rreth orës 14:10 vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën “Shkoda Rapid”, me tabela KS, në Gjilan, rruga “Idriz Seferi”, dyshohet të këtë pasur probleme shëndetësore, humb kontrollin mbi automjetin, vazhdon në mënyrë të pakontrolluar lëvizjen, duke goditur katër vetura të cilat ishin të parkuara në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes jashtë rrugës.

Me këtë rast dëme materiale pësojnë pesë veturat, ndërsa vozitësi pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Emergjencën e Gjilanit, e më pas transferohet në QKUK-Prishtinë.

Hidromorava

Më 14 gushtë 2018, nga QKUK – Prishtinë jemi informuar se vozitësi, ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML, për autopsi.

Rasti rreth shkaktarit të vdekjes së vozitësit është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/