Eko Higjiena

Ndërron jetë trajneri i KK “Elita” Xhevat Shabani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në moshën 49 vjeçare sot ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur i Klubit të Karatesë “Elita” nga Gjilani, Xhevat Shabani.

I ndjeri Xhevat Shabani njiherit ishte edhe anëtarë i Bordit të Federatës së Karatesë së Kosovës, dhe i cili jepte një kontribut të madh në ngritjen e karateistve të rinjë jo vetëm në KK “Elita”, por në gjithë Kosovën.

I ndjeri Xhevat Shabani në karrierën e tij prej karateisti kishte edhe gradën e karatesë “V Dan”, dhe i cili gjatë karrierës së tij prej karateisti kishte arritur rezultate kulminante kudo që paraqitej në luftërat e tij.

Shabani një jetë të tërë ja kushtoi sportit të karatesë, ai që nga mosha 10 vjeçare e nisi rrugëtimin e tij në “kimonet e karatesë” për tu mos u ndalur gjerë në ditët e fundit të jetës së tij.

Mobi Casa

Me humbjen e trajnerit të karatesë, Xhevat Shabani, karateja e Gjilanit por edhe ajo e Kosovës ka humbur një karateist i cili la gjurmë të pashlyera në këtë sport fisnik.

“Rajoni Press”, familjarëve, KK “Elita” dhe Federatës së Karatesë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Xhevat Shabanit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me drek në varrezat e qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.