UBT

Ndërron jetë njëri ndër futbollistët e parë të Dritës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot qyteti i Gjilanit është ndarë nga njëri ndër futbollistët e parë të KF Drita Ramadan Haliti në moshën 84 vjeçare.

Ramadan Haliti ishte njëri ndër futbollistët e parë të KF Drita që në fillimin e saj të vitit 1947, Haliti së bashku me disa shokë të tij kishin vendosur në këto vite të larta t`i mbrojë ngjyrat e këtij klubi me mjafte sukses.

Haliti i cili konsiderohej në atë kohë një futbollist shumë cilësor edhe pse në kushte shumë të vështira me dinjitet kishte mbrojtur emrin e klubit të Dritës.

Ish futbollisti i Dritës Haliti në të shumtën e rasteve ka treguar se në atë kohë kishin probleme se si nuk mund të siguronin edhe një top të futbollit njëashtu edhe veshjet sportive në të shumtën e rasteve nganjëherë kanë munguar.

Fundamenti

Ish sulmuesi i Dritës vazhdimisht ka theksuar se nga pushteti i atëhershëm komunist ishin të penguar t`i mbronin ngjyrat e KF Dritës, por Haliti gjithmonë i mbeti besnik kësaj skuadre gjerë në momentet e tij të fundit të jetës.

Ramadan Haliti do të kujtohet përgjithmonë nga qytetarët e Gjilanit si dhe nga sportdashësit si një personalitet i dashur dhe i respektuar.

Ish futbollisti Ramadan Haliti sot është varrosur në varrezat e qytetit në Gjilan në praninë e shumë qytetarëve dhe sportdashësve të qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.