Ndërron jetë Motoristi Gjilanas Fidan Arifi

Gjilan – Ka ndërruar jetë Fidan Arifi. Motoristi nga Gjilani nuk arriti të mbijetojë pas lëndimeve të rënda trupore që pësoi në një aksident më 7 prill të këtij viti.23-vjeçari ishte anëtar i klubit “Motocross Gjilani”.
Ai ra nga motori gjatë një vozitjeje dhe pësoi lëndime të rënda trupore, përfshirë dëmtime në shtyllën kurrizore, të cilat e lanë të paaftë për të lëvizur këmbët, duart dhe qafën.
Për shërimin e tij u mblodhën mijëra euro, por fatkeqësisht Arifi nuk mundi të mbijetojë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, më 18 maj, në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit.