FITORJA

Ndërron jetë “mbreti i hajdutëve”. Vodhi Sofia Loren, Liz Taylor e Maria Callas

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Peter Scott, gjatë një karriere të gjatë dhe të nderuar kriminale, (siç e konsideronte ai vetë), gjatë së cilës nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj viktimave të tij, kishte vjedhur Soraya Khashogghi dhe Shahun e Persisë, mbretëreshën nënë (mamanë e Elizabetës së II), Sofia Loren, Shirley McLane dhe Judy Garland, Liz Taylor e Maria Callas, Lauren Bacall dhe Viviene Leigh, si dhe disa nga argjendaritë më të mira të Britanisë së Madhe.

Jo më kot konsiderohej si “hajduti i yjeve”, pasi zgjidhte me kujdes të vidhte personazhe të famshëm të biznesit të spektaklit si dhe ata të shoqërisë së lartë. E siç raporton noa.al ai vidhte të pasurit për t’i bërë dhurata vetes.

Por prapë konsiderohej si Robin Hudi, një lloj vendosësi i drejtësisë që dënonte ata që kanë shumë dhe që riekuilibronte (edhe pse për përftime personale), shkallën shoqërore. Scott, ndërroi jetë në Londër në moshën 82 vjeçare.

“Ndihesha si një misionar i dërguar nga Zoti për të rimarrë të paktën një pjesë të pasurisë së madhe dhe skandaloze, që super të pasurit e kishin marrë prej nesh”, tha ai gjatë një interviste gjatë kohës kur gjendej në burg.

FIDANISHTJA

Falë gjithë këtyre vjedhjeve pati mundësi të bënte edhe ai një jetë pasanikësh. Para se të kryente një vjedhje, blinte më parë një veshje të përshtatshme që të shkonte me ambientin. Teknika në fjalë i pati dhënë rezultate të mira.

Një herë, kur një e moshuar aristokrate mbërriti në shtëpi para orarit të parashikuar, ai i tha: “Çdo gjë shkon mirë madam”, dhe zonja që e shkëmbeu për maxhordomin e shtëpisë shkoi të flejë e qetë. Scott, vodhi qetësisht duke u larguar i pashqetësuar.

Aktores Sofia Loren i mori një varëse me vlerë 200 mijë stërlina, ndërsa ajo ishte duke xhiruar në Londër filmin “Milioneria”.

Në një intervistë pas ngjarjes aktorja tha se hajduti do të ndëshkohej nga fati një ditë, dhe ashtu ndodhi. Scott humbi gjithë sa kishte fituar në atë periudhë, në një kazino. Por “mbreti i hajdutëve” nuk iu mërzit: “Ishte aktorja ime e preferuar”, tha në një intervistë ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.