RCCOLA

Ndërron jetë legjenda e sportit gjilanas, Skënder Haziri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas një sëmundje të gjatë në moshën 68 vjeçare ndërron jetë njëri ndër sportistët më të mëdhenj që ka pasur qyteti i Gjilanit Skender Haziri “Baba Kenë”. Haziri i kishte takuar gjeneratës në fillim të viteve të 60 kurë populli shqiptar u numëronte në gishta për kah shkollimi.

Por, Haziri i cili rrjedhte nga një familje Intelektuale kishte vendosur të shkollohet në degën e Kulturës Fizike duke e mbaruar me sukses të rrallë.

“Baba Kenë” siç e quajtën tanë jetën e tij qytetarët e Gjilanit Skender Hazirin karrierën e tij prej sportisti e filloji në moshën 18 vjeçare duke luajtur për 7 vite Hendboll në KH Bozhur me mjaftë sukses.

Haziri ishte njëri ndër hendbollistët më të mirë të gjeneratës së tij ishte aq i fuqishëm saqë bashkëlojtarët e tij e quanin “Lokomotiva” e klubit.

Haziri ishte i dhënë shumë pas sportit. Ai braktisë hendbollin dhe kyçet në lojën e futbollit në cilësinë e portierit duke, mbrojtur për 6 vite rresht në KF “C Zvezda” të Gjilanit.

“Baba Kenë” i takon gjeneratës ku pakë Shqiptarë ishin të këqyr në jetën sportive , por ky prej një Pedagogu të vërtetë ka dëshmuar se përpos lojës së tij ai ishte edhe një Intelektual i rrallë i asaj kohe.

Mobi Casa

Profesori Haziri përpos që ishte një sportist i rrallë ai ishte edhe njeriu i cili ndër të parët reagoi për masat e dhunshme të cilat i kishte vendosur shteti i Serbisë në vitet e 90.

Haziri prej një sportisti dhe Intelektualit të vërtet mobilizon sportistët Gjilanas në ato kohëra të vështira me kapacitetin e tij që kishte që në forma të ndryshme të mbijetojë sporti Gjilanas.

Njëri ndër sportistët e vjetër të Gjilanit Rifat Shabani për veprën e Hazirit thotë se ishte nder i veçantë të bashkëpunosh me “Babën Kenë” .

“Ai ka qenë një sportist i veçantë dhe pedagog i vyeshëm , e deshi sportin dhe nxënësit të cilët i edukoi derisa sporti i Gjilanit mbeti pa një doajen i cili do t`i mungoj familjes shoqërisë dhe sportit në përgjithësi”.

Se sa ka qenë i dashur dhe i respektuar në mesin e kolegëve të tij në jetën sportive dëshmon edhe Ekrem Beqiri . “Profesor Haziri ishte njeri i veçantë, ai karrierën e sportit e zhvilloi në dy sporte në hendboll e futboll , duke lënë gjurmë të pashlyera në mesin e sportistëve dhe qytetarëve të qytetit tonë do t`na mungoj shumë, por jemi krenar që patëm një familjar dhe një shokë të tillë” ka shtuar Beqiri.

Profesor Skender Haziri është varrosur me nderime të mëdha nga shumë qytetarë dhe sportistë Gjilanas kurse Sporti i Gjilanit ka mbetur pa doajenin e sportit, por puna e tij nuk do të vdes kurrë./rajonipress/