RCCOLA

Ndërron jetë legjenda e hendbollit gjilanas Shaban Kastrati

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Pas një sëmundje të shkurtë, në moshën 66 vjeçare ndërron jetë njëri ndër hendbollistët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit, Shaban Kastrati.

I ndjeri Kastrati karrierën e hendbollit e kishte filluar që në moshën 17 vjeçare, duke i takuar gjeneratës e cila la gjurmë të pashlyera në hendbollin e Gjilanit.

Shaban Kastrati ishte njeri i sportit e në veçanti atij të hendbollit ai nga dashuria për sportin kishte mbaruar Fakultetin për Kulturë Fizike duke edukuar gjenerata të tërë gjatë jetës së tij si Pedagog.

Kastrati për 22 vite rresht ishte hendbollist dhe shtyllë e pazëvëndësuar në KH Bozhur duke i kaluar të gjitha rangjet e garave si ato Krahinore e gjerë në Ligën e dytë të hendbollit të Ish Jugosllavisë .Për kualitetet të cilat i posedonte ai ishte edhe hendbollist i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll në pozitën hendbollist i vijës (pivot).

Profesor Kastrati gjatë viteve të 90 kurë gjithçka ishte e uzurpuar nga diktatura e shtetit serb mobilizon KH Drita duke u bërë trajner i këtij klubi me mjaft sukses ndërsa në vitin 1994 shpallet edhe trajneri më i mirë në hendbollin e Kosovës.

UBT

Puna e palodhshme e tij për të mirën e hendbollit dhe për ngritjen e cilësisë tek gjeneratat e reja bën që Kastrati të jetë edhe Kryetar i Shoqatës së trajnerëve të Kosovës duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshme në cilësinë e trajnerëve të rinjë.

Dashuria e tij e madhe ndaj hendbollit dhe talenteve të këtij sporti Shaban Kastrati inkuadrohet si Anëtar i Bordit të Federatës Hendbollistike të Kosovës duke dhën një kontribut të jashtëzakonshëm . Puna e këtij sportisti të vyeshëm me dekada të tërë ka bërë që shumë të rinjë e të reja hapat e parë t`i marrin pikërisht nga ky njeri i cili lojës së hendbollit nuk ju nda asnjëherë gjerë në momentet e tij të fundit të jetës së tij.

Për Kastratin dhe hendbollistin e dëshmuar të Gjilanit me zemër të thyer, por edhe krenar që të mirën dhe të keqën e ndanë gjatë jetës së tyre sportive shprehet njëri nga bashkëlojtarët e tij Muhamet Ahmeti “Jemi të tronditur nga vdekja e kolegut tonë, për shumë dekada ishim së bashku . Shabani përveç që ishte një hendbollist i shkëlqyer ai ishte edhe një Pedagog i cili me punën e tij nxjerri shumë talent të hendbollit të cilët sot me shumë sukses i mbrojnë ngjyrat e shumë klubeve Kosovare”.

Ndërsa ish njëri ndër hendbollistët më të mirë të KH Bozhur Rifat Pajaziti i cili gjatë tërë karrierës së tij ishte bashkëlojtar i Kastratit nuk fsheh emocionet për humbjen e kolegut të tyre.”Lirisht mundë të them se Shabani i takon gjeneratës së artë, jo vetëm hendbollit Gjilanas, por edhe atij Kosovarë, kjo është një humbje e madhe si për familjen, shoqërinë, por edhe për sportin e Gjilanit:

Shaban Kastrati sot u varrosë në praninë e shumë qytetarëve, dhe sportistëve anembanë Kosovës./rajonipress/