ARKATANA

Ndërron jetë ish-trajneri i Kombëtares, Medin Zhega

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ndërron jetë në moshën 66-vjecare ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Medin Zhega.

Baba i dy fëmijëve, Zhega ndërroi jetë sot rreth orës 15.00 në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në spitalin neurokirurgjik ku ai po kurohej prej kohësh pas një hemoragjie të rëndë cerebrale që i kishte shkaktuar paralizë të përgjithshme.

Në maj të vitit të kaluar Medin Zhega pësoi një aksident në Kanada kur u rrëzua në vaskën e shtëpisë ku jetonte. Që prej atij aksidenti gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua deri ditën e sotme kur ai mbylli sytë përgjithmonë.

Shpesh në forumet sociale dhe rrjetet mediatike lëshoheshin apele për më shumë vëmendje ndaj jetës së ikonës së sportit shqiptar.

Në vijim Biografia e plotë e Medin Zhegës:

Medin Zhega ka qënë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Ai ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” (sot Akademia e Sporteve).

Fundamenti

Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.

Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun “Rothmans” në Maltë.

Ka fituar titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Jetoj në Tiranë dhe ka dhënë leksione futbolli.

Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.

Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanada-së, ai pëson një aksident i cili fatkeqsisht e dënoi fillimisht me paralizë dhe sot me ndarjen përfundimtarë nga jeta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.