FITORJA

Ndërron jetë, ish-futbollisti Vedat Ibrahimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vedat Ibrahimi, 52- vjeçar tragjikisht ka humbur jetën në vendin e tij të punës është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet, është thënë në raportin e policisë.

ARKATANA

Viktima është Vedat Ibrahimi, ish-futbollist i ditëve të para të Gjilanit. Ai pasi kishte luajtur në ekipin e juniorëve, më pas gjatë viteve në okupim ishte pjesë e organizimit në futboll të vogël, duke luajtur për ekipet KF Kosova (Baleci) në futboll të vogël e më pas në vitin 1995, ai ishte pjesë e Gjilanit, ekip me të cilin u shpall kampion në Grupin e Ferizajt.

Vedat Ibrahimi, që ishte një mesfushor i spikatur pas përfundimit të karrierës si futbollist ndër të tjera kishte punuar në një kompani ndërtimi dhe gjatë punës tragjikisht ka humbur jetën.

Vedat Ibrahimi në pasditen e të mërkurës me nderime është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.