Ndërron jetë, ish futbollisti Haxhi Galip Sahiti – Berberi
Gjilan – Njëri ndër futbollistët e parë të futbollit Gjilanas, Haxhi Galip Sahiti, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.
Sahiti, ishte njëri ndër futbollistët e parë shqiptarë, që dalëngadalë po lulëzonte rinia shqiptare si në sport njashtu edhe në jetën artistike.
Shumë qytetar gjilanas, Haxhi Galip Sahitin, e njohin edhe si berberi pasiqë tërë jetën e tij ja kushtoi këtë zeje fisnike qytetarëve të tij.
Ish-futbollisti Haxhi Galip Sahiti, ishte një futbollist mjaft i talentuar ai shquhej si alo e majtë, për të cilën thuhet se këmba e tij ishte mjaft precize dhe e pa mëshirshme për portat kundërshtare. Sahitin e ka karakterizuar në lojën e futbollit gjuajtja precize dhe driblingjet që i ka shfaqur në fushën e futbollit.
Shumë qytetar gjilanas, Sahitin e kanë çmuar si futbollist mjaft cilësor e mbi të gjitha si njeri i dashur dhe i respektuar për të gjitha mosha.
Haxhi Galip Sahiti shquhej edhe për humanitetin e tij, duke ju dalur gjithmonë në ndihmë qytetarëve me zejen e tij të cilën e ushtronte.
Sahiti me nderime të mëdha, është varrosur në praninë e shumë qytetarëve në varrezat e qytetit në Gjilan.
Futbollit Gjilanas i iku edhe një pionierë i futbollit, i cili e trasoi rrugën brezave të rinjë./rajonipress


