Ndërron jetë ish-futbollisti e punëtori i FC Dritës Naser Sylejmani
Sot në orët e pasdites ka ndërruar jetë ish-futbollisti e punëtori shumë vjeqarë i FC Dritës, Naser Sylejmani.
Sylejmani mbi 39 vite punoi në FC Drita duke e dhënë më të mirën e tij për ngjyrat “bardhekaltër”.
Naser Sylejmani vdiq ne moshën 66 vjeçare, varrimi i te ndjerit bëhet ditën e Shtune me namazin e drekës ne varrezat e qytetit.
Në njoftimin mortor të FC Dritës, ndër të tjera thuhet:
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të rëndë sot ndërroi jetë Naser Sylejmani.
Naseri ishte njeriu që kaloi më shumë se gjysmën e jetës në shërbim të klubit DRITA ku punoi si ekonom!
Gjithmonë në zemrën e familjes bardh e kaltër NASKI.
Ngushëllime familjes Sylejmani, familjes bardh e kaltër dhe gjithë komunitetit të futbollit./rajonipress/


