Ndërron jetë ikona e boksit Gjilanas Maksut Maloku – maksi
Maksut Maloku – Maksi ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare. Ish boksieri Maloku karrierën e boksit e ka filluar në KB Partizan të Gjilanit në moshën 15 vjeçare i cili boksonte në kategorinë gjysmë të rëndë.
Në moshën 20 vjeçare kalon në KB Prishtina i cili boksoi vetëm 8 muaj por largohet në mënyrë të dhunshme nga ish trajneri i KB Prishtina Zhivorad Shishkoviq karriera e Malokut nuk kishte të ndalur ai menjëherë transferohet në KB Radniqki të Nishit. Maloku ka kryqëzuar dorëzat edhe për KB Partizan të Beogradit duke u shpallur boksieri më i mirë në Sërbi.
Ish boksieri Maksut Maloku-Maksi gjatë karrierës së tij të boksit ka zhvilluar mbi 180 meqe kampion i Kosovës është shpallur gjashtë herë katër herë në kategorinë e rëndë dhe dy herë në atë super të rëndë.
Maksi siq e thërrisnin të gjithë vazhdimisht ka pasur fjalë të mëdha për ish trajnerin e boksit Elmaz Bajramin ndërsa sipas tij boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë ishte Nazif Gashi.
Maloku pas përfundimit të karrierës është ndër të parët në Gjilan që ka kënduar dhe ekzekutuar në zhanrin e muzikës rok./rajonipress/


