FIDANISHTJA

Ndërron jetë hendbollisti i parë shqiptarë nga Gjilani Halim Halimi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Pas një sëmundje, sot ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare hendbollisti i parë shqiptarë në Anamoravë Halim Halimi.

Halim Halimi ishte themelues i lojës së hendbollit në Anamoravë plot para 69 vitesh, njiherit ishte edhe nga nxënësit e parë të Shkollës së Normales në Prishtinë.

Karrierën hendbollistike Halimi e kishte filluar në moshën 17 vjeçare tek KH Normalisti nga Prishtina, së bashku me figura të mëdha të kombit Rexhep Qosja, Beqir Buqinca, Fitim Domi(Mixha Ramë), Jonuz Syla, Ismet Gusia, Hani Nagavci Musa Abazi etj.

Ish-hendbollisti Halim Halimi gjatë jetës së tij kreu shumë funksione, në fillim ai ishte mësimdhënës i edukatës fizike e më vonë drejtor i shkollës fillore në Pogragjë.

FITORJA

Halim Halimi me profesion ishte Jurist, i cili i kishte kryer studimet në afat rekord, poashtu ai kishte kryer në Komunën e Gjilanit disa funksione të rëndësishme e më vonë për dy mandate ishte drejtor i mediumit të vetëm me të kaluarën e këtij vendi ‘Radio Gjilani’.

Në intervistën e fundit të cilën e kishim me 6 qershor të këtij viti Halim Halimi në një gjendje të vështirë shëndetësore pati porositur. “Ndihuni krenar me të kaluarën e këtij vendi, ato ishin kohëra të vështira, por dashuria ndaj Kosovës asnjëherë nuk u shua, përkundrazi na bëri edhe ma të fort. Duani familjen, shoqërinë, qytetarët e skamnorët, pasi kështu na ka mësuar jeta. Mos u ndalni në asnjë moment së punuari për këtë vend të cilin e lamë shumë here me gjak”.

Vepra e sakrifica e ish-pionerit të hendbollit shqiptarë kurrë nuk do të harrohet. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet me drekë ditën e premte në fshatin Pogragjë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.