Uji Dea

Ndërron jetë futbollisti, pedagogu e kryetari i KH Drita Muharrem Halimi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë Muharrem Halimi, ish-futbollisti i cili i ka kaluar të gjitha kategoritë në KF C.Zvezda të Gjilanit, duke treguar cilësi të larta të futbollistit.

Halimi njiherit ishte edhe profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan, ai la gjurmë ta pashlyera në cilësinë e profesorit duke edukuar nxënësit për një jetë më të mirë.

Muharrem Halimi asnjëherë nuk ju nda sportit, e donte rininë dhe dëshira e tij ishte që të rinjët të merren me sport.
Duke e parë gjendjen e vështirë në KH Drita në konkurrencën e femrave, tani e disa vite Muharrem Halimi arrin ta komponon këtë klub me të gjitha strukturat organizative siç është më së miri, dhe premtonte se qysh në vitin e ardhshëm skuadra e Dritës do të garon në Kupat evropiane, por vdekja e hershme dhe e papritur nuk e lejoi që këtë ëndërr ta bën realitet.

FIDANISHTJA

Muharrem Halimi ishte një qytetar i devotshëm, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.

Familjes, qytetit, nxënësve e hendbollistëve të Dritës, do t’ju mungon me të madhe Muharrem Halimi.

Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në Gjilan, në ora 17:30./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.