Eko Higjiena

Ndërron jetë botuesi i “New York Times”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

New York – Botuesi i gazetës më të famshme amerikane “New York Times”, Arthur Sulzberger Sr, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Zoti Sulzberger drejtoi “NYT” për më shumë se tre dekada para se t’ia kalonte biznesin të birit.

Ai e mori drejtimin e gazetës në vitin 1963, kur ajo ishte në vështirësi financiare, dhe e ktheu atë në një perandori mediatike multi miliarda dollarësh, transmeton TCH.

Familja e tij njoftoi se Sulzberger vdiq në shtëpinë e tij në Southempton, në shtetin e New Yorkut, pas një sëmundjeje të gjatë.

I biri, Arthur Sulzberger Jr, tha në një deklaratë për të atin, të cilit i referohet me pseudonimin e fëmijërisë Punch, se: “ai ishte një nga drejtorët më të admiruar në industrinë tonë”.

Uji Dea

“Punch, kapiteni i vjetër i marinës që nuk u tërhoq asnjëherë përpara luftimeve, ishte një mbrojtës i ashpër i lirisë së shtypit”, tha i biri.

“New York Times” u ble nga gjyshi i zotit Sulzberger Sr, Adolph Ochs në vitin 1896. Gjatë drejtimit të Sulzberger gazeta fitoi plot 31 çmime Pulitzer.

Ai pa një rritje të madhe të qarkullimit të gazetës dhe rriti të ardhurat vjetore të kompanisë nga 100 milionë dollarë në vitin 1963 në 1.7 miliardë dollarë deri në momentin kur u tërhoq, në vitin 1997.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.