Ndërron jetë Agim Ilazi, punëtor shumë vjeqarë i volejbollit

Agim Ilazi ishte pjesë e familjes së madhe të volejbollit të KV Drita dhe volejbollit
Kosovar.
I ndjeri Ilazi ka luajtur rol të madhë me vite të tëra në zinxhirin e sukseseve të volejbollit të KV Drita.
Emri i të ndjerit Agim Ilazi, do të përkujtohet për jetë për kontributin që ka bërë në sportin e volejbollit.
Qyteti i Gjilanit ka humbur një qytetar të ndershëm, familjarët një baba e gjysh të mrekullueshëm, ndërsa sporti i volejbollit ka humbur një njeri të devotshëm të volejbollit duke arritur sukseset më kulminante në këtë sport.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër./rajonipress/