RCCOLA

Ndërron jetë A.Sekiraqa 26 vjeç

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – (E plotesuar) Ka ndërruar jetë A.Sekiraqa 26 vjeç në QKUK si pasojë e plagëve të marra në përleshjen e armatosur në Mazgit të Obiliqit.

Burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, kanë deklaruar se grupet e përleshura në Mazgit janë të klanit “Sekiraqa”.

Hetuesit e Policisë ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Fundamenti

Rastin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.Ai tha se tre persona janë përcjellë në QKUK, pasi që kanë marrë plagë nga armë zjarri.

Sipas Kelanit, policia ka identifikuar dy të dyshuar, mirëpo ata tashti ndodhen në arrati.

Motivet e rastit ende nuk dihen, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.Burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar se grupet që janë përleshur në Mazgit janë të klanit “Sekiraqa”.