ARKATANA

Ndërron ekip pas Botërorit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Sampdoria pas përfundimit të Botërorit. Për qendërmbrojtësin shqiptar, interesimi i klubeve të njohura evropiane nuk mungon.

Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, ekipi i fundit që ka shprehur interesim për futbollistin shqiptar nga Maqedonia është Olympique Lyon.

Gjithashtu, në Itali, ish futbollistin e Evertonit e pëlqejnë edhe Juventusi dhe së fundmi Lazio.

Fundamenti

Madje, “Biancocelesti” e ofrojnë portierin Frederico Marchetti si shkëmbim për Mustafin.

Përfaqësuesi gjerman, i cili mori pjesë në Botëror, derisa u lëndua, mund të rikthehet në Gjermani, ku e pëlqejnë tri skuadra: Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Bayer Leverkusen. Mustafi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Bundesligë.