UBT

Ndërroi jetë trajneri legjendar Çiro Bllazheviq

/ 2 minuta lexim
HW

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar Miroslav Çiro Bllazheviq. Çiro kishte kohë që po luftonte me kancerin e prostatës dhe fatkeqësisht e ka humbur atë betejë.


Ai do duhej të festonte nesër 88-vjetorin e lindjes, por që nuk ia doli ta fitonte luftën e tij të fundit.

Miroslav Bllazheviq ka lindur më 9 shkurt 1935 në Dolac na Lasvi. Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

Në sezonin e parë të ligës jugosllave, Dinamo zuri vendin e pestë me Çiron, i cili në atë kohë nuk ishte i kënaqur, por paralajmëroi kulmin e ardhshëm sportiv që ndodhi në vitin 1982, kur Dinamo, pas më shumë se njëzet vitesh pritje, fitoi titullin kampion të Jugosllavisë.

HW

Në vitin 1983, Dinamo fitoi Kupën e Marshal Titos nën komandën e Çiros dhe vitin e ardhshëm, duke shkuar në Zvicër, fitoi kampionatin zviceran me klubin e futbollit Grasshopper.

Pas kthimit nga Franca, ai fitoi kampionatin kroat me Dinamon në vitin 1993 dhe në vitin 1994, Kupën e Kroacisë.

Pasi fitoi vendin e tretë në vitin 1998 në Kampionatin Botëror në Francë, Çiro u quajt trajneri më i mirë në botë.

Në vitin 2003 me Dinamon fitoi kampionatin kroat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.