Eko Higjiena

Ndërroi jetë Teuta S. Hoxha, arsimtare e dalluar e matematikës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Teuta S. Hoxha, arsimtare e lëndës së matematikës, nga sot na mungon. Na mungon dhe mungesa e saj është e rëndë, tejet e rëndë. Ajo së pari i mungon familjes së saj, Hoxha, mandej u mungon shkollarëve ku ajo punoi, por u mungon edhe kolegëve të Shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër.

Por, ja vdekja. Ajo po i merr njerëzit para kohe dhe në mënyrë tinzare. Tinëz e mori edhe pishtaren e arsimit, Teuta S. Hoxha, e cila, gjer sa u shkollua, gjithnjë e pati ëndërr punën me ditar në dorë. Pse jo? E deshi jetën me ditar. I donte fëmijët shkollarë. Shih për këtë, asaj i kishte rënë në duar romani “Afërdita” e autorit Sterjo Sasse. Dihet, nga aty ajo ishte frymëzuar t’i dojë fëmijët, shkollarët, të cilët, sa herë dilte para tyre, e ndjente vetën një Afërditë të dytë. Vinte si Afërdita në Grykas për t’i mësuar fëmijët, ndërsa Teuta vinte në shkollën e Zhegrës, aty ku punoi 20 vite me radhë.

Punoi dhe nuk ndjeu asnjëherë lodhje. Edhe Rrahman Agushi, drejtor i Shkollës fillore “Agim Ramadani” na tha se, ajo qe një punëtore e madhe e arsimit. “Po, e tillë ishte dhe kurrë nuk ndjeu lodhje në punën e saj shembull. Nuk ndjeu lodhje, ndonëse çdo ditë udhëtoi nga Gjilanit gjer në Zhegër, aty ku e kishte cakun e punës. Ishte e rregullt dhe shumë punëtore. E deshi shumë lëndën e matematikës. Nuk përtonte të barte me vete “sendet” e gjeometrisë, matematikës, ku dora e saj ishte përplot me mjetet e konktretizimit të orës mësimore. Fliste pak, por punonte shumë. Kërkonte nga shkollarët ta mësojnë mirë lëndën e saj. E dëgjoja se kur fliste për matematikën, hudhej nëpër ato kënde, numra e forma të tjera, ku shkollarët e adhuronin punën e saj. Pati të kryer e Fakultetin e Matematikës. Por, ja, ajo na iku para kohe. Nuk bëri asnjë mungesë gjer sa ishte mirë me shëndet. Ka qenë shembull për të tjerët”, na tha Rr. Agushi – drejtori i shkollës në fjalë.

ARKATANA

Gjatë kohës së punës, ajo u shpërblye me disa mirënjohje e fletëlavdërata. Në kohën “Shtëpi- shkoll”, kjo arsimtare punoi edhe në paralelet e ndara të Gjimnazit të këtij lokaliteti. Ishte e tëra punëtore me ditar në dorë. Ajo vdiq nga një sëmundje e pashëruar. Por, vepra e saj mbeti “gjallë” tek shumë breza që i edukoi dhe i arsimoi. Teuta vdiq në moshën 45-vjeçare. Një vdekje e dhimbshme dhe para kohe. Para kohe, sepse ajo ishte në vlugun e punës për dije e jetë.

Sot me dhembje dhe pikëllim është bërë vorri i Teuta S. Hoxha, arsimtare e lëndës së Matematikës në Gjilan, e cila për 20 vite me radhë punoi pa u ndalur në Shkollën fillore “Agim Ramadani” në Zhegër. Na iku para kohe një pishtare e dalluar e arsimit. Na iku, por vepra e saj ka mbetur e “gjallë”tek shkollarët, të cilët, arsimtaren Teutë kurrë nuk do ta harrojnë. Është kjo një vdekje e dhimbshme dhe para kohe. I qoftë lehtë dheu!/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.