Fundamenti

Ndërpritet paraburgimi ndaj Leutrim Zejnullahut‏

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të mërkurën me 11.11.2015, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës së Apelit, ia ka ndërprerë masën e paraburgimit të pandehurit Leutrim Zejnullahu. Kështu, Apeli e pranoi si të bazuar, ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit në fjalë, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.11.2015. Leutrim Zejnullahu po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale: “Vrasje nga pakujdesia” dhe veprën penale: “Mbajtje nën pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, nga shkresat e lëndës rezulton se ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar, se ka kryer veprën penale në fjalë. Mirëpo konstatimi i gjykatës së shkallës se parë, se po te lihej në liri, ai mund të ndikoj në dëshmitarë nuk qëndron.

Eco Higjiena

Kjo ngase dëshmitarët tashmë kanë dhënë deklaratat e tyre në polici, andaj nuk ekziston rreziku i ndikimit, aq me tepër kur te njëjtit janë familjarë të tij, dhe konform dispozitave ligjore, janë te liruar nga dhënia e dëshmisë. Po ashtu kjo gjykatë, vlerëson se është i pa qëndrueshëm edhe konstatimi tjetër i Gjykatës Themelore, se me gjetjen e të pandehurit në liri, vihet në pikëpyetje siguria e tij, ngase gjendja e tij emocionale është e renduar, meqë viktimën e ka pasur motër . Është pikërisht ky fakt që argumenton se gjendja emocionale e të dyshuarit do të jetë më e lehtë, në rrethana familjare, se sa në paraburgim, pasi që aty do të gjejë mbështetje morale, dhe do ketë përkujdesje që situatën ta kaloj më lehtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.