ARKATANA

Ndërprerjet e rrymës po dëmtojnë bizneset, paralajmërohet mbyllja e tyre e rritje e çmimeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës ditëve të fundit e kanë vështirësuar punën në sektorin e gastronomisë.Ky sektorë që ka qenë më i atakuar nga pandemia e që nuk e pati ndihëm e duhur nga shtetit do të pësojë edhe më shumë i tha Ekonomia Online, kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva.

Madje, ai tha se do të ketë rritje të çmimeve, duke theksuar se nëse vazhdon zgjatja e orarit pa rrymë atëherë do të vije te mbyllja e një numri të konsiderueshëm të tyre.“Vetë fakti që kjo veprimtari ka qenë më e atakuar gjatë kohës së pandemisë pastaj nuk është ndihmuar fare ashtu qysh kanë qenë parashikimet dhe tash ndalja dhe paraqitja e problemit me rrymë ndikon që kjo veprimtari të jetë shumë e rrezikuar në të ardhmen”.

Eco Higjiena

“Vetë fakti që kemi rritje të çmimeve në çdo produkt është shumë normale tash edhe me harxhimin që e bëjnë me gjenerator që të kemi rritje te çmimeve. Nëse kemi rritje të madhe të çmimeve atëherë klientela mund të largohet. Shumica e bizneseve sot në Kosova nga 18 mijë biznese dhe nëse vazhdohet kështu dhe ka zgjatje të orarit pa rrymë atëherë vjen deri të mbyllja e një numri të konsiderueshëm të bizneseve”, tha Sogojeva.

Ndërsa, pronari i “MonReve”, Veton Berisha shpreson që të bëjë zgjidhje shteti sa i përket energjisë elektrike, duke paralajmëruar shtrenjtim të çmimeve, raporton EO.“Vetëm sa ka filluar me ndërprerje qe dy javë. Ama ka ndikuar shumë sepse 2 orë ka 6 orë s’ka. Shumë problem nuk mundesh me qit kafe. Klientët janë të pakënaqur. Shpresoj të mos zgjasë më shumë kjo ndërprerje dhe të bëjë zgjidhej shteti e komuna”.“Nëse do të kemi probleme me rrymë është shumë problem për dimër se duhet me nxeh lokalin. E për çmime besoj se do të ketë ngritje”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.