GRANDEMALL

Nderojnë dhe përkujtojnë Hanumshahe Abdullahun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zëvendëskryesuesja e Grupit të Grave të Gjilanit (GGGJ), Mimoza Shkodra tha se patriotizmi i saj, intelektualiteti, veprimtaria dhe heroizmi i saj, treguan vlerat e gruas se Gjilanit dhe gruas së Anamoravës në përgjithësi.Ishte gruaja e vetme nga ana jonë që sakrifikoi, dha jetën për lirinë tonë, lirinë që sot ne po e gëzojmë bashkë tha Mimoza Shkodra me këtë rast.

Familjare, bashkëveprimtare, kolege dhe gra të Gjilanit u mblodhën sot në sheshin e Hanumshahe Abdullahu- Tefiku- Nushi që me rastin e 8 marsit të nderojnë Nushin.

Zëvendëskryesuesja e Grupit të Grave të Gjilanit (GGGJ), Mimoza Shkodra tha se patriotizmi i saj, intelektualiteti, veprimtaria dhe heroizmi i saj, treguan vlerat e gruas se Gjilanit dhe gruas së Anamoravës në përgjithësi. “Ishte gruaja e vetme nga ana jonë që sakrifikoi, dha jetën për lirinë tonë, lirinë që sot ne po e gëzojmë bashkë” tha Shkodra me këtë rast.

ARKATANA

Deputetja Lirie Kajtazi tha se Nushi ishte një veprimtare që la gjurmë në historinë tonë, në historinë e Gruas Gjilanase. “Ajo ishte dhe mbetet një ikonë për gratë e Anamoravës. Dha shumë dhe sakrifikoi bashkë me bashkëshortin e saj, dha shembullin e gruas që flijon për atdheun dhe lirinë e popullit të saj” kujtoj Kajtazi.

Edhe, Maxhide Shaqiri, bashkëveprimtare e Nushit falënderoi GGGJ për iniciativën e marrë dhe tha se Nushi ishte shembulli se si gruaja duhet të veproj dhe të zë vendin meritorë në shoqëri. Gjithashtu kërkoi nga KK që të merr iniciativë dhe të ndaj një çmim çdo vit për “Gruan më të suksesshme të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.