Eko Higjiena

Nderohet me mirënjohje farmacisti Nazim Hajdari

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nazim Hajdari njëri nga farmacistët e parë në Gjilan është nderuar me mirënjohje nga drejtori i shkollës së mjekësisë Rahim Azemi për kontributin e dhënë nëpër vite qoftë me dije e përkushtim , por edhe me kontribute financiare.

Në shënimin e 18-vjetorin të punës edukative-arsimore, drejtori i shkollës ka nderuar me mirënjohje të gjithë ish-drejtorët – Ruzhdi Ismajli (post mortum), Shefik Shkodra, Mitat Maliqi, Shaban Terstena, si dhe Nazim Hajdarin për kontributin dhe humanitetin e tij të treguar e të dëshmuar në vitet e vështira, kur në vitet 1995-1999 kanë dhënë kontribut meritor, duke ndihmuar shkollën materialisht në pajisje shkollore , por edhe në para.

Drejtori i shkollës dhe kolektivi në tërësi vlerësojnë lart kontributet e secilës gjeneratë në konsolidimin e këtij tempulli të dijes dhe të procesit edukativo-arsimor.

KKVITI

Nazim Hajdari njëri nga të nderuarit me mirënjohje tha për rajonipress se e vlerëson lartë këtë nder që i ka bërë shkolla ku ka punuar për shumë vite.”Jo vetëm unë, por shumë profesor e mësimdhënës ishin pishtar të dijes në vitet më të vështira” tha Hajdari.

Hajdari tha se gjatë gjithë jetës së tij arsimore është munduar të edukojë dhe arsimoj brezat e rinj, pavarësisht sfidave të shumta që e kanë përcjellur arsimin shqip./rajonipress/