Eko Higjiena

Nderohet legjenda e Kosovës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Delegacioni i gjerë i kryesuar nga Qemajl Mustafa, partitë politike dhe shoqëria civile të shoqëruar edhe nga familjarët dhe bashkëfshatarë sot paradite kanë vendosur kurora lulesh tek shtatorja e Agim Ramadanit në qendër të qytetit duke nderuar kështu legjendën e Kosovës dhe të Anamoravës.

Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga partitë politike, shoqëria civile, familjar të dëshmorit, bashkëveprimtar e aktivistë të fshatit Zhegër kanë bërë homazhe tek shtatorja e Agim Ramadanit i cili me të drejtë quhet legjenda e Kosovës dhe e Anamoravës.

Qemajl Mustafa me këtë rast tha se është kjo festë e jona për rikujtimin e punës së veçantë, përherë të palodhshme dhe vetëmohimit deri në rënie të strategut tonë Agim Ramadanit. “Është kjo festë kur për ditë të tëra rikujtohet dhe mësohet lavdia historike e Agimit dhe dëshmorëve të tjerë të kombit. Agim Ramadani është shembulli dhe modeli më tipik i edukimit të mirë kombëtar e njerëzor të njeriut të hapësirës shqiptare” tha Mustafa.

Eco Higjiena

Ndryshe në kuadër të delegacionit ishin edhe Rexhep Kadriu nga AAK-ja i cili tha se vepra e Agim Ramadanit është shembull për gjeneratat e reja .”Ne e përkujtojmë me respekt këtë figurë emblematike sepse ishte strategu dhe ideatori i luftës për çlirimin e Kosovës” tha Kadriu.

Jashar Ramadani vëllai i Agim Ramadanit tha se këto vizita ia lehtësojnë dhimbjen edhe pse humbja e më të dashurit të tyre ende është e rëndë.

Shukrije Ramadani e cila shoqërohej edhe nga fëmijët tha se kur i sheh të gjitha partitë bashkë ndihet më mirë sepse ky ishte edhe ideali i Agimit, që shqiptarët të jenë të bashkuar/rajonipress/