ARKATANA

Nderohet ish boksieri dhe dëshmori Agim Rashiti

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ish boksieri nga Gjilani i cili kishte një talent të jashtëzakonshëm në mes litarëve të ringut Agim Rashiti, mu në vlugun e karrierës së tij forcat Serbe e kishin vrarë para 28 vite, pikërisht me 28 mars të vitit 1989, në oborrin e Spitalit Regjional të Gjilanit i ndërprenë karrierën në lulen e rinisë.

Dashamirët e boksit Gjilanas, së bashku me Komunën e Gjilanit pas luftës në çdo vit për nder të dëshmorit Agim Rashiti organizojnë turne memorial të boksit në Gjilan.

Në shënimin e 28 vjetorit të rënies dëshmorit Agim Rashiti, njeherit edhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe klubit te boksit Drita, me 13 Maj në Palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti” duke filluar në ora 17:00, do të jetë arenë e boksit ndërkombëtar.

Mobi Casa

“Jemi të lumtur që për nder të dëshmorit dhe kolegut tonë Agim Rashiti, do të organizohet një turne i fort i boksit me boksier cilësor, do të kenë rast dashamirët e boksit t`i përcjellin boksierët më të mirë Kosovar dhe të disa shteteve evropiane, këtë mundësi na ka bërë të mundur kryetari i komunës se Gjilanit, Z.Lutfi Hazari”, ka bër të ditur kryetari i këshillit organizativ, Nazim Halili.

Siç parashihet në këtë turne memorial të boksit do të marrin pjesë boksierët nga Shqipëria, Çekia, Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku dhe Kosova.

Organizatorët e këtij turneu memorial të boksit “Agim Rashiti”, kanë paraparë për më të mirët kupa dhe mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.