HW

Nderohen heronjtë e Kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Heronjtë e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Kështu ka thënë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë nderuar veprën e dy figurave qendrore të rezistencës shqiptare dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e pavarësi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Rektori Kosumi ka thënë se, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare.

HW

Ata vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Ndërmjet 11 e 12 janarit, 35 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.