Mobi Casa

Nderohen dëshmorët – të bëjmë më shumë për shtetin

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Rexhep Berisha, Shefket Musliu, Ahmet Daku, Ismajl Kurteshi, Zenun Pajaziti, Nijazi Idrizi, deputet të tjerë, drejtor komunal, familje të dëshmorëve, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Mesazhi i përbashkët ishte se dëshmorët janë më meritorët për këtë 100 vjetor, derisa u tha se nga gjeneratat e ardhshme kërkohet të bëhet më shumë për shtetin e kombin.

Familjarët e dëshmorëve të mërkurën janë nisur drejtë kompleksit të dëshmorëve për të nderuar e respektuar më të dashurit e tyre. Ata secili pranë varreve të tyre për pak qaste ndjehen të prekur e të mërzitur , por edhe krenar që kanë lënë pasardhësit e tyre në këtë 100 vjetor.

Pashmangshëm që vizitave tek kompleksi i dëshmorëve nuk u ikën as pushteti komunal, deputet e parti politike. Kreu i Komunës Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Rexhep Berisha, Shefket Musliu, Ahmet Daku, Ismajl Kurteshi, Zenun Pajaziti, Nijazi Idrizi, deputet të tjerë, drejtor komunal, familje të dëshmorëve kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Mesazhi i përbashkët ishte se dëshmorët janë më meritorët për këtë 100 vjetor, derisa u tha se nga gjeneratat e ardhshme kërkohet të bëhet më shumë për shtetin e kombin.

Qemajl Mustafa pasi ka nderuar dëshmorët me stafin e tij duke vënë kurora lulesh tha se sot është njëra nga ditët më të veçanta që mund të presë një gjeneratë e shqiptarëve. “Është një 100 vjetor i suksesit e sfidave të përbashkëta, por gjithsesi edhe krenar sepse kemi çka të festojmë. Tani është momenti edhe të sublimojmë vlerat tona, të avancojmë dituritë tona” tha Mustafa.

Mustafa tha se sot është ditë e të merituarve e të gjithë neve, edhe pse na duhet ende të punojmë që të edukojmë e shkollojmë gjeneratat e reja. Mesazhi im në këtë festë është që të japim më shumë për shtetin tonë dhe kombin tha Mustafa.

Hidromorava

Edhe Ahmet Daku nga shoqatat e luftës tha se 28 nëntori është festë e madhe e kombit shqiptarë dhe shpresoj që vitin e ardhshëm do të ndodhë edhe bashkimi i trojeve shqiptare.

Ismajl Kurteshi e Avni Rudaku nga VV gjithashtu thanë se kjo ditë është e madhe dhe i dedikohet gjeneratave e brezave të tërë që e sollën këtë 100 vjetor, me plotë mund, sfida e sakrifica.

Ish komandanti i UÇPMB-së Shefket Musliu tha se dëshmorët duhet të nderohen çdo herë sepse ata janë më meritorët për ditën e madhe që po e gëzojmë sot.

Rexhep Berisha babai i Nuhi Berishës edhe pse në moshë të shtyrë qëndrojë pranë varrezave të dëshmorëve me urimin që shqiptarët të jenë të bashkuar e më të fortë në aspektin kombëtarë e shtetëror.

Delegacioni i kryesuar nga Qemajl Mustafa pastaj kanë bërë homazhe edhe tek busti i Agim Ramadanit dhe tek të gjithë lapidarët e dëshmorëve në qytet./rajonipress/