UBT

Nderohen dëshmorët, Luta premton rregullimin e kompleksit të dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- I shoqëruar nga zyrtarë komunal, përfaqësues të policisë, partive politike, veteranëve të luftës, Lutfi Haziri ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Haziri duke uruar gjilanasit për gjashtë vjetorin e Pavarësisë tha se kjo është një ditë e madhe për shqiptarët derisa ka premtuar se projekti i parë i tij që do të nisë këtë vit ka të bëjë pikërisht me përfundimin e kompleksit të dëshmorëve.

Lutfi Haziri i shoqëruar edhe nga Rexhep Kadriu e Valentina Bunjaku Rexhepi, si dhe përfaqësues të partive politike, zyrtarë policor, veteran e familjarë të dëshmorëve kanë nderuar dëshmorët dhe kanë vendosur kurora lulesh, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Haziri pasi ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve është prononcuar edhe për mediet. “Kjo është një ditë e bardhë dhe e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. 17 shkurti shënon kthesën e madhe historike dhe neve duhet të na motivoj 6 vjetori që të punojmë edhe më shumë dhe ta realizojmë synimin tonë për të pasur liri e zgjidhje të problemeve edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore” tha Haziri.

Haziri tha se cjet tona për një Kosovë të integruar janë synim i pandalshëm i yni. Ndryshe kreu i Gjilanit tha se projekti i parë që ai do të nisë në mandatin e tij lidhet pikërisht me përfundimin e punimeve tek varrezat e dëshmorëve.”Ky do të jetë projekti im i parë sepse nuk mund të ndihemi rehat nëse dëshmorët dhe ata që dhanë më të shtrenjtën për këtë ditë të mos kenë një vend të rehatshëm dhe të rregulluar” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.