Fundamenti

Nderohen delegatët e vitit 2000

/ 4 minuta lexim

Gjilan- Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati “ në Kamenicë, për nderë të “100 vjetorit të Shtetit Shqiptar” është mbajtur seancë solemne. Në këtë seancë të pranishëm ishin edhe delegatët e Kuvendit të parë komunal të dal nga vota e lirë e zgjedhjeve të vitit 2000.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Mavriqi i uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit kombëtarë. “ Para 100 vjetëve nuk përfundoi gjithçka, u ndanë shqiptarët, u copëtuan, u maltretuan, u burgosën, mirëpo kurrë nuk ndalën së vepruari. Përveç sakrificave që patën çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, dhe vetë flijimit për lirinë që faktikisht ja mohuan padrejtësisht shqiptarëve dhe bashkimin e trojeve. Kështu duke i copëtuar padrejtësisht dhe pa dëshirën e tyre, gjithherë lindeshin epoka të reja” tha Mavriqi.

Ai tha se me 28 nëntor lindi edhe komandanti legjendar Adem Jashari që lindi një shpresë e madhe për popullin shqiptarë . Pastaj më 28 nëntor doli në skenë për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës ,e cila hoqi dilemat tek njerëzit, tek faktorët ndërkombëtar, se ekziston një ushtri aktive që lufton për çlirimin e trojeve shqiptare.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se sipas historisë populli shqiptarë ka sakrifikuar shumë për këtë ditë para 100 vjetëve. “Atëherë është menduar se i tërë populli shqiptarë do të jetë në një shtet, por edhe sot e kësaj dite kjo nuk ka ndodhur. Shqipëria aktuale është shtet qe 100 vjet, Kosova me 17 shkurt 2013 shënon 5 vjetorin e Pavarësisë, kurse shqiptarët tjerë janë të shpërndarë në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Greqi “ ka shtuar Surdulli.

Kreu i kamenicës ka thënë se na vjen shumë mirë që ky përvjetorë i një shekulli po festohet çdo kund ku jetojnë shqiptarët dhe me këtë rast po bëhen edhe unifikime të një qëllimi që lidhen me një flamur kombëtar kuq e zi, që ky flamur i identifikon shqiptarët kudo që janë dhe jetojnë.

Eco Higjiena

Ai tha se për ditën e flamurit Kombëtar një vit më parë në qytetin e Kamenicës është vendosur shtatorja e atdhetarit dhe heroit të Kosovës Metush Krasniqi, kurse në këtë 100 vjetor ka filluar ndërtimi për vendosjen e bustit të dëshmorit të UҪK-së Besnik Maroca, duke shtuar që përvjetorët tjerë t’i festojmë me rezultate edhe më të mëdha, me zhvillim të ekonomisë dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Shaban Berisha ish delegat i LDK-së në zgjedhjet e para tha kam kënaqësinë që po ju shoh sot, t’ju përkujtoj se isha udhëheqës i grupit të delegatëve të LDK-së edhe në mandatin e dytë, kemi pasur shumë sfida, shumë pengesa, por bashkërisht i kemi tejkaluar ato edhe si pozitë dhe opozitë.

Ndërsa, Xhafer Cakolli, uroi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, uroi Kryetarin e komunës së Kamenicës Shaip Surdulli që na ka bashkuar sot pas një kohe shumë të gjatë e njëherit falënderoj edhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal Enver Mavriqin, që e ka pa të arsyeshme të nxjerr vendim dhe të dihet që edhe ne kemi dhënë një kontribut në kohën më të vështirë që ka qenë.

Në fund të kësaj seance u ndanë mirënjohje për të gjithë delegatët e kuvendit të parë komunal të dalë nga vota e lirë e zgjedhjeve të vitit 2000./rajonipress/