Ndërmjetësimi një metodë alternative që duhet të shfrytëzohet nga palët

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi gjatë ditës së premte, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Faton Morina dhe Ganimete Xhelili, anëtare e Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e shfrytëzimit të metodës së ndërmjetësimit, me këtë rast Kryetari Azizi e ka vlerësuar si shumë pozitiv shfrytëzimin e kësaj metode.

“Ndërmjetësimi si metodë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndihmon shumë punën dhe efikasitetin e gjykatave duke pasur parasysh se është metodë e shpejtë dhe e suksesshme në 90% të rasteve” ka thënë Azizi.

Nga ana tjetër, Kryetari i Odës së Ndërmjetësimit, Faton Morina ka thënë se kjo formë zgjidh kontestet mes palëve në mënyrë paqësore.

“Ndërmjetësimi mundëson palët të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë miqësore dhe transparente. Si metodë alternative, ndërmjetësimi ju mundëson të vendosni vet për kushtet e marrëveshjes dhe në të njëjtën kohë t’i normalizoni marrëdhëniet me palën tjetër”, ka theksuar Morina.

Prezent në këtë takim ka qenë edhe referenti i ndërmjetësimit, Artan Arifi.
Me qëllim të ofrimit të informatave lidhur me mënyrën alternative të zgjidhjes së lëndëve/ kontesteve apo procedurën e ndërmjetësimit në sistemin e drejtësisë në vend, në ambientet e Gjykatës Themelore Gjilan me mbështetjen e Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, sot janë vendosur broshura informuese për palët dhe qytetarët./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).