Fundamenti

Ndërmarrjet s’po mund të mbijetojnë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Afaristët në vend nuk po e shohin Kosovën më si vend atraktiv për të bërë biznes. Këtë po e dëshmon rënia e numrit të ndërmarrjeve të reja. Këtë vit numri i regjistrimit të bizneseve të reja ka shënuar rënie, sikurse edhe mbyllja e tyre që ka shënuar rritje.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), në tremujorin e parë të këtij viti në Kosovë u regjistruan 2,912 biznese të reja apo 189 biznese më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Po ashtu edhe numërimi i mbylljes së bizneseve ka shënuar rritje këtë vit.

UBT

“U mbyllën 436 biznese apo 29 biznese më shumë sesa në TM1 2013. Të dhënat mbi bizneset e regjistruara vazhdojnë të jenë inkurajuese pasi që mbyllja e bizneseve ende ka raport të ulët ndaj bizneseve që hapen”, thuhet në raport. Edhe pse numri i ndërmarrjeve të reja ka shënuar rënie, megjithatë sipas raportit të BQK-së trendët sa i përket strukturës së ndërmarrjeve kanë vazhduar të jenë të ngjashme me vitin e kaluar, por se ky vit është karakterizuar me rritje të numrit të bizneseve të reja në tregti, hotele, restorante, transport telekomunikacion, etj…(Tribuna).