Eko Higjiena

Ndërmarrjet publike, të Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Partitë politike të koalicionit dhe ato të opozitës janë pajtuar që pika problematike dhe kontestuese e Projektligjit për Ndërmarrjet Publike, e cila parasheh që Komunat të kenë mbikëqyrje mbi ndërmarrjet publike, të ndryshohet.

Sipas Nenit 3, pika 11.3 e këtij Projektligji, mbikëqyrja e ndërmarrjeve publike do t’u takojë komunave që ato u përkasin, por kjo pikë pritet të riformulohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët sot do ta kenë para vetes këtë Projektligj.

FIDANISHTJA

Ligjvënësit kosovarë pritet që në parim ta shqyrtojnë Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili do ta krijojë bazën ligjore që statusi i kombinatit metalurgjik “Trepça” të rregullohet me strategji dhe ligj të veçantë./zeri/